Investimet ruse në Mal të Zi ka arritur rreth 3 miliardë dollarë

Investimi ruse në Mal të Zi, të cilat kanë arritur në rreth 3 miliardë dollarë, kanë tejkaluar çdo investim tjetër të huaj në këtë vend.

Një e treta e të gjitha kompanive që operojnë në Mal të Zi janë në duart e investitorëve rusë, një e katërta e turistëve që vizitojnë Malin e Zi janë nga Rusia dhe mbi 7.000 rusë janë rezidentë të përhershëm në këtë vend.

Të gjitha këto shifra tregojnë se Federata Ruse ka një interes të veçantë në këtë shtet, që cilësohet madje edhe si porta në Adriatik e Rusisë.Kryesisht investimet më të shumta ruse janë të fokusuara në sektorin e turizmit dhe atë të metalit, por gjatë viteve të fundit është parë një rritje e ndjeshme e investimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme, sektorin bankar, etj.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me klimën e investimeve në Mal të Zi nënvizohet se Rusia, vetëm në vitin 2015 ka investuar në këtë vend rreth 669 milionë euro, duke qenë e para në listë, e ndjekur nga Italia, Qipro, Danimarka dhe Hungaria.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!