Çamëria shpall pavarsinë në Hagë

Çamëria është shpallur e pavarur sot në Hagë të Holandës nga Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas. Këtë vendim e kanë përkrahur degët e shotatës “Çameria”, në Shqipëri dhe Kosovës.

Degët e Shqipërisë janë mbledhur në Vlorë, kurse degët e Kosovës, si dhe përfaqësuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, janë mbledhur në fshatin Komoran të Drenasit. Derisa, në Holandë është shpallur vendimi për mvetësin e Çamërisë, si dhe krijimi i një qeverie në egzil, njoftojnë mediat shqiptare.

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit çam.

“Në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai.

Lato, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga  Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin.

Shperndaje