Show nga LDSH në seancën e KSHZ-së, në fund votuan rezultatet përfundimtare

Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve (Guxim) dy javë më parë, doli me një kumtesë për opinion ku ftuan që mos të votohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare , ndërsa mbrëm në mbledhjen e KSHZ-së përfaqësuesja e kësaj liste votoi për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas mbledhjes së djeshme maratone e cila u shënua me ndërprerje dhe incidente të shumta, mbrëm dhjetë minuta para mesnatës i shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 16 tetor.

Për shpalljen e rezultateve votuan 15 antarë të nevojshëm nga 28, ndërkohë në momentin e votimit anëtarët e komisionit nga opozita e lëshuan në mënyrë demonstrative seancën, ndërsa antari i LDSH (Guxim) Klement Camaj u zëvëndësua nga antari tjetër i kësaj liste Bafte Mavriq e cila edhe votoj për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Seanca e KSHZ-së, kishte filluar dje rreth orës 17 e cila u shënua me nderprerje, incidente të shumta, mosëmarrveshje dhe grindje mes antarëve të komisionit.Tërheqja e dyshimtë e përfaqësuesit të LDSH shkaktoi ndërprerje disa orëshe të seancës të KSHZ-së, shkruan Vijesti, transmeton Malësia.ME.

Në fillim të seancës Ahmet Aloshi (PD) siç pohon ai me kërkesë të Nikollë Camaj dorëzoi kërkesën për tërheqjen nga komisioni të antarit dhe zëvëndsit të antarit të LDSH- Bafte Mavriq dhe Klement Camaj.Pastaj dorëzuesi i listës zgjedhore Nikollë Camaj erdhi personalishtë në seancë dhe pohoi se kërkesa për tërheqjen e antarëve të kësaj listë nuk është autentik dhe nuk e ka paraqitur.

Opozita kërkoi që tërheqja e antarit të LDSH thiesht të injorohet dhe të votohet për rezultatet përfundimtare, por kryetari i KSHZ-së Budimir Sharanoviq kërkoi pauzë. Pastaj situata pothuajse erdhi në prag të konfliktit fizik mes antarëve.Pas një diskutimi të shkurtër në lidhje me vërtetësinë e kërkesës filloi pauza, e cila zgjati më shumë se dy orë.

Ndërkohë, Nikollë Camaj dorëzoi me shkrim letrën që në emër të tyre askush nuk ka kërrkuar tërheqjen dhe përfaqësuesi i plotfuqishëm i tyre vazhdon të jetë Klement Camaj, shkruan Vijesti.

Pas disa orëve seanca vazhdoi por sërish u ndërpre pasi që para ndërtesës së KSHZ-së ishin mbledhur deputetët e FD.Për të lejuar vazhdimin e seancës,  deputetët e FD pas disa kohe u larguan dhe seanca vazhdoi sërish.

Pas vazhdimit të seancës, përfqësuesit e opozitës në KSHZ deklaruan se nuk do të votojnë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për shkak se, sipas tyre, nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve të Malit të Zi dhe në momentin e votimit lëshuan seancën, ndërsa përfaqësuesi i LDSH Klement Camaj u zëvëndësua nga antari tjetër i kësaj liste Bafte Mavriq e cila votoj për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Nikolle Camaj tha se Mavriqen as që e njeh por e ka propozuar pas rekomandimit te partnerit nga Ulqini, Isat Jakupi./Malësia.ME/

Rezultatet përfundimtare:

  1. Shqiptarët të Vëndosur (Forca-UDSH-ASH) – 4.854 VOTA, 1,27 % ( 1 mandat)
  2. SDP- Ranko Krivokapiq – 20.011 vota, 5,23 % (4 mandata)
  3. Koalicioni Shqiptarë “Me një qëllim” 3.394 vota, 0,89 %
  4. Alternativa Crna Gora – 878 vota, 0,23 %
  5. Mali i Zi Pozitiv- Darko Pajoviq –  5.062 vota, 1,32 %
  6. Me hap të sigurt – DPS – Milo Gjukanoviq 158.490 vota, 41,41 % (36 mandate)
  7. Iniciativa Qytetare Kroate – HGI 1.802 vota, 0,47 % (1 mandat)
  8. Mr Aleksa Beçiq – Demokratët – 38.327 vota, 10,01 % (8 mandate)
  9. Koalicioni Kluç 42.295 vota, 11,05 % (9 mandate)
  10. Srpska stranka 1.201 vota 0,31 %
  11. Partia e Pensionistëve, invalidëve në Mal të Zi 672 vota 0,18 %
  12. Lista e Lidhjes Demokratike Të Shqiptarëve 1.542 vota 0,40 %
  13. Fronti Demokratik 77.784 vota, 20,32 % (18 mandate)
  14. Partia Boshnjake – Rafet Husoviq 12.089 vota, 3,16 % (2 mandate)
  15. Bashkësia Demokratike Boshnjake në MZ – 1.140 vota 0,30 %
  16. Social Demokratët – Ivan Brajoviq – 12.472 vota, 3,26 % ( 2 mandate)

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!