Nimanbegu: Nostrifikimi të përshpejtohet, studenteve tu jepet mundesia për stazh (Video)

Ne kuadër të pyetjeve të deputetit e cila u mbajt në Kuvendin e Malit te Zi, nenkryetari dhe deputeti i Forces Genci Nimanbegu ka bërë një sërë pyetjesh për Ministrin e arsimit Damir Shehoviq me theks tek nostrifikimi i diplomave dhe vonesa e tyre sidomos tek studentat të cilëve u rrezikohet kryerja e stazhit të praktikantit për shkak të vonesave të nostrifikimit të diplomave, njofton TV Teuta.

Ministri Shehoviq është përgjigjur se për nostrifikimin e diplomave deri me 24 tetor 2017 janë paraqitur 1.828  kërkesa. Prej numrit të theksuar në vitin 2017, 83 kërkesa për nostrifikim të diplomave nga Kosova dhe 57 nga Shqipëria. Procedura e nostrifikimit të diplomave zgjat në mvaresi nga vertetimet të cilat duhet të kryhen dhe kjo mund të kryhet për disa ditë por nga njëherë edhe më tepër. Sipas ligjit afati është 30 ditë, por zgjatja mvaret nga komplikimi i procedurave dhe kontakteve me Qendrat ENIC.

Nimanbegu poashtu theksoi edhe problematiken e studentave të diplomuar tëë cilet për shkak të nostrifikimit të diplomave nuk mund të paraqiten për të kryer stazhin e praktikantit, sepse nuk u pranohen diplomat e panostrifikuara, prandaj kerkoi që të shqyrtohet mundesia që këta student mos ta humbin vitin për shkak të procedurave por të konkurojne me verrtetim.

Për këtë çeshtje në ditet ne vijim pritet të kenë bisedime të metejshme  në mes tëe Nenkryetarit Nimanbegu dhe Ministrit Shehoviq, u tha gjate séances.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!