Pasaportat deri më 15 nëntor mund ti marrin vetëm rastet emergjente

Ministria e Punëve të Brendshme nuk është në gjendje të lëshojë pasaporta për qytetarët brenda afateve ligjore deri në mes të nëntorit, për shkak të problemeve teknike.

“Ministria e Brendshme, përkatësisht njësia organizative përgjegjëse për lëshimin e pasaportave, aktualisht nuk është në gjendje të lëshojë pasaporta brenda afateve ligjore prej 15 ditëve, dhe kjo do të zgjasë deri më 15 nëntor”, thanë nga Ministria e Brendshme.

Përjashtim përbëjnë rastete emergjente kur pasaporta nevojitet për udhëtime mjeksore apo raste të ngjajshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!