Arrihet marrëveshja për qeverinë e ekspertëve

Tri koalicionet fituese arritën sot marrëveshjen për qeverin eksperte e cila duhet të formohet deri me 8 nëntorë.

Në takimin e sotëm të drejtuesve të koalicioneve fituese, u konfirmua marrëveshja jonë e mëparshme për qeverin eksperte, e cila do të mbështetet nga tre koalicionet që fituan zgjedhjet parlamentare, tha mandatari për Kryeministër Zdravko Krivokapiq.

“Në ditët në vijim, unë do të informoj palët në lidhje me propozimin tim për kandidatët për ministra në qeverinë e ekspertëve,” shkroi ai në Twitter.

Dritan Abazoviq u tha gazetarëve se është rënë dakord koncepti i qeverisë eksperte.

Ai deklaroi se mandatari së shpejti duhet të shpallë emrat e kandidatëve për postet ministrore dhe të paraqesë planin e tij deri më 8 nëntor.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!