Kërcënim nga Moska? Rama: Në rajon, aktorë të tretë (Video)

Kritikat që kryeministri Edi Rama bëri për vendet e treta që ndërhyjnë në politikën e Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën kur janë rritur shqetësimet për impaktin e Rusisë në rajon, kanë rënë në syrin e mediave ndërkombëtare.

Edhe pse Rama nuk përmendi emra specifikë, prej kohësh diplomatë të ndryshëm janë ankuar se Moska po përpiqet të shtrijë influencën e saj në vende si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, tani edhe në Shqipëri.

“Unë nuk ju them asgjë të re, duke nënvizuar edhe sot faktin se kjo situatë e re premtuese në rajon lidhet me fuqinë e madhe tërheqëse që ka Europa për ne, gjë që ju e keni konstatuar dhe nënvizuar vazhdimisht. Por, po ashtu dua të nënvizoj se në këtë situatë shumë pozitive për rajonin tonë, as ne dhe as miqtë dhe partnerët tanë europianë nuk duhet ta marrin të mirëqenë atë që kemi arritur, sepse në hapësirën tonë rajonale veprojnë dhe aktorë të tretë, të cilët synojnë të shfrytëzojnë çdo lëkundje, çdo paqartësi apo vakum që mund të krijohet në marrëdhënien tonë me Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!