Nesër, kompensimet për nënat

Pagesa e kompensimeve për nënat me tre dhe më tepër fëmijë, si dhe kontributeve tjera sociale, do të fillojë nesër, është kumar nga ministria për punë dhe çështje sociale.

Kjo ministri i ka siguruar mjetet për pagesën e kompensimeve sociale për muajin tetor në shumë prej 10,4 milion euro, thuhet në kumtesën e ministrisë për punë dhe çeshtje sociale.

Për kompensimet për nënat me tre ose më tepër fëmijë, janë siguruar rreth 5,4 milion euro. Të përkujtomë se pagesa e kompensimeve për nënat dhe kompensimet tjera asociale kanë vonuar për shkak të rebalancit të buxhetit të cilin deputetët e kuvendit të Malit të Zi e kanë miratuar në javën e kaluar.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!