Siç njofton portali Bota Sot, hendbollistja nga Malësia, Suzana Ujkaj, i është bashkuar KH Istogut, ekip ky kandidat kryesore në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës. Merret vesh se Ujkaj ka arritur në Istog dhe ka bërë stërvitjen e parë.
Suzana është motra e Dijanës, hendbollistja më e mirë shqiptare që luan për kampionin e Malit të Zi, Buduqnost nga Podgorica.
Siç merret vesh Suzana ka gjasa të debutojë për ndeshjen e fundjavës, kundër Vushtrrisë vendase. Te KH Istogu nuk japin asnjë detaj në lidhje me përforcimin e ri, por nga FHK-ja konfirmohet se Suzana është e regjistruar me 13 tetor dhe ka të drejtë loje. Ajo luan në pozitën bekë-qendër, e gjatë 177 centimetra/BotaSot/Malësia.ME/