Gjeloshaj me bashkëpunëtorë pritën Markoviqin, vizituan punimet në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitoi sot punimet në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit, ku u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj.

Kryeministri u shpreh i kënaqur me punën e deritanishme, duke e vlerësuar rëndësinë madhore që ka kjo rrugë ndërkombëtare.Ky aks rrugor lidh dhe ofron qytetarët nga komunat në veri të Malit të Zi, sidomos Plavës dhe Gucisë me Komunën e Tuzit dhe Kryeqytetin.

Gjithashtu Markoviq vlerësoi kontributin e kryetarit Gjeloshaj në ndërtimin e institucionit të Komunës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer institucional me qeverinë.Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ka theksuar që përveç rëndësisë së lidhjes së komunave, kjo rrugë zbulon bukuritë dhe atraksionin e lumit Cem, duke u dhënë mundësi banorëve vendas që të zhvillojnë turizmin.Poashtu, Gjeloshaj veçoi angazhimin e kryeministrit Markoviq për realizimin e Komunës së Tuzit, dhe përkrahjes financiare që ka bërë qeveria e udhëhequr nga ai.

Njëkohësisht u dakorduan për modelin e realizimit të mjeteve me vlerë 400 mijë euro për punimin e rrugës Delaj- Poprat. Gjeloshaj gjithashtu falënderoi kryeministrin për angazhimin që ka bërë kohëve të fundit lidhur me realizimin e disa çështjeve procedurale të cilat ishin kërkesë e komunës.

Komuna e Tuzit!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!