Markoviq: Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen me 2020

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 2020, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq duke shtuar se qytetarët nuk do të kishin dalë në zgjedhjet e tetorit me numër aq të madh sikur të dëshironin bojkotimin e parlamentit, shkruan rtcg.

Ai ka shtuar se zgjedhjet e tetorit i ka karakterizuar dalja rekorde në vendvotime , mbi 73 për qind e që siç theksoi ai ishte mesazh i qartë që qytetarët kanë besim në zgjedhje dhe dëshirojnë që vullnetin e vetë ta vërtetojnë në mbështetje ndaj politikës të cilës i besojnë më së tepërmi.

Për fat të keq pas formimit të qeverisë ka vazhduar bojkotimi opozitar i parlamentit. Qytetarët e Malit të Zi kanë treguar qartë se çka mendoj për bojkotimin si mjet i luftës politike që në ditën e zgjedhjeve me 16 tetor. Markoviq ka theksuar se shumica në pushtet ka dërguar mesazhe deputetëve opozitarë se është e gatshme për dialog dhe dëshiron ti shoh në Kuvend ku është i vetmi vend për bisedime ndërmjet subjekteve politike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!