Shqiptari nga Plava me restorantet më të mira në New York

Alban Benjamin Prelvukaj tregon për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.

Nga kamarier, në pronar të restoranteve ndër më të mirët në Nju Jork, e tashmë prezent edhe në Japoni.

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani”, tregon Prelvukaj.

“Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”, shton Prelvukaj, i cili thekson se shumicën e të punësuarve e ka shqiptarë.

“300 punërtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork”, shprehet Prelvukaj.

Shperndaje