Gjeloshaj priti sportistët, Berishaj dhe Beqaj, u ndau shpërblim nga 500 €

Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj priti në zyrën e tij sportistët, Angjella Berishaj dhe Zinedin Beqaj nga klubi i taekwondo-së ,,Besa” të cilin përfaqëson trajneri Nikollë Gegaj, të cilëve u ndau shpërblime me vlerë prej 500.00€ për secilin, si përkrahje për sukseset e arritura deri tani në këtë sport.

Në mes tjerash, Gjeloshaj theksoj që ‘’Përkrahje të tilla financiare për talentet e rinj në fushën e sportit dhe jo vetëm, vijnë si motivim dhe mbështetje për ata, që në të ardhmen të përgatiten akoma më shumë e që të kemi përfaqësime edhe më dinjitoze”.

Triumfet tuaja janë fitore të mëdha për Komunën tonë.

Komuna e Tuzit!

Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz të ulur dhe E brendshme

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!