Vaksina për Covid-19 do të jetë vullnetare – Fillimi ka fundi i Janarit

Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq -Bojoviq ka kumtuar se vaksinimi kundër korona virusit në Mal të Zi do të mund të fillojë kah fundi i muajit janar.

Vaksinimi do të jetë vullnetar ka kumtuar ajo.

Ajo nuk ka precizuar se sa vaksina do të sigurohen për fillim si dhe as prodhuesin e tyre.

Ajo në konferencën për media ka theksuar se Qeveria zhvillon kontakte aktive në BE por edhe me prodhuesit e vaksinave me qëllim që ato të arrijnë sa më parë në Mal të Zi.“Nëse bisedimet vazhdojnë me tempon aktuale, mund të pritet që vaksinimi në Mal të Zi të fillojë ka fundi i muajit janar”, ka theksuar Boroviniq- Bojoviq. “Nuk do të deklarohen sot se cila vaksinë do të arrijnë në Mal të Zi. Është me rëndësi se vaksinat të cilat do të arrijnë do të jenë të sigurta efikase dhe cilësore dhe një gjë e tillë do të respektohet”, ka konkluduar ministrja e shëndetësisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!