Gjeloshaj: Partitë e pakicave nuk duhet as të diskutojnë pjesëmarrjen në Qeverin e re

Pas të gjitha apeleve të opinionit profesional, partnerëve ndërkombëtarë dhe aleatëve të Malit të Zi, që të mos vazhdohet me formimin e Qeverisë së Malit të Zi në bazë të Ligjit për Presidentin, një lajm shumë i keq na vjen në fund të vitit, Kuvendi, në bazë të Ligjit të ri për Presidentin, ka emëruar mandatarin.
Ne po arrijmë të njëjtin pozicion si në vitet 1990-ta dhe kundër pjesës tjetër të botës, për fat të keq!


Mendimi im është se partitë e pakicave nuk duhet as të diskutojnë pjesëmarrjen në këtë Qeveri, një Qeveri që po formohet në kundërshtim me pikëpamjet e partnerëve tanë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe mbi të gjitha SHBA-së dhe BE-së nuk do ta ketë mbështetjen e partive pakicë!

Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternatives shqiptare

Shperndaje