Përfaqësuesit e partive të pakicave pa dilemë për NATO-n

Koordinatori nacional për NATO, Dragan Pejanoviq u takua sot me përfaqësuesit e klubit të deputetëve të partive të pakicave, gjegjësisht me deputetët e Partisë Boshnjake të koalicionit ”Shqiptarët e Vëndosur” dhe IQ Kroate.

Gjatë takimit përfaqësuesit e partive të pakicave shprehen qartë përkrahja për antarsimin e Malit të Zi në NATO, ata pajtohen me vlerësimin se anëtarësimi në Aleancë do të thotë ndarjen e vlerave të përbashkëta.

Ne si përfaqësues të komuniteteve nacionale kemi shprehur mbështetje për procesin dhe do ta mbështesim edhe me votim në Kuvendin e Malit të Zi. Legjimiteti i shumicës në Kuvend është i padiskutueshëm, dhe ftoj një pjesë të opozitës të cilëtt mbëhtesin integrimin që të jenë të përgjegjshëm dhe të bëjnë të njëjtën gjë, sepse ajo që na bën historikisht përgjegjës është që me këtë proces shkojmë në shoqërinë e vendeve që janë më të mira se ne”, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu duke theksuar se ësht pothuejse e sigurt se procesi do të përfundojë në pranverën e këtij viti./Malësia.ME/

Shperndaje