Armando Sadiku kalon te Levante në La Liga

Përmes një komunikate zyrtare në faqen e internetit dhe rrjetet sociale, klubi spanjoll i Levantes ka njoftuar blerjen e shërbimeve të sulmuesit shqiptar, Armando Sadiku, kartonin e të cilit e zotëronte deri më sot ekipi polak i Legia Varshavës.

Sadiku, i lindur në Elbasan më 27 maj të 1991-shit, ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2020.

 Sadiku bën kështu hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një nga 5 kampionatet më të mirë në Evropë.

 

Sulmuesi do ta gjej te Levante shqiptarin tjetër që vjen nga Maqedonia, Enis Bardhin.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!