Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe Kosovës së shpejti do të konkretizohet

Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe të ministrisë për sport , kulturë dhe të rinjtë e Kosovës së shpejti do të konkretizohet me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sportit dhe politikës të rinjve.

Kjo është njoftuar nga takimi i drejtorit të përgjithshëm të drejtorisë për sport dhe të rinj Millosh Llalleviq dhe Nenad Koprivica me zëvendësin e ministrit për kulturë të Kosovës Boban Stankoviq. Marrëveshja, siç është vlerësuar do të nxisë bashkëpunimin më intensiv ndërmjet dy ministrive .

Të theksojmë se Stankoviq  dhe drejtori i drejtorisë për të rinjët dhe sportin në ministrinë e kulturës Xhevat Bajrami qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën për të rinjtë .

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!