Fatos Beqiraj lojtar i ri i Deçiqit

Rekorderi për nga numri i paraqitjeve në përfaqësuesen e Malit të Zi, Fatos Beqiraj, do të jetë lojtari i ri i Deçiqit.

Deçiqi është në stërrvitje në Antalia, ndërsa Beqiraj nesër do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj.

Beqiraj u largua nga Liga Superiore e Malit të Zi nga Buduqnosti i Podgoricës para 12 viteve dhe kaloi në Dinamo të Zagrebit.

Në karrierën e tij ai ka luajtur edhe për Changujin e Kinës, për Dinamo Minsk, Dinamo Moskva, Mechelen, Maccabi Netanya, Wisla Krakow, Bnei Yehuda si dhe Astana e Kazakistanit, që ishte klubi i tij i fundit para se të vinte në Deçiq.

Me fanellën e Buduqnostit ai fitojë titullën në vitin 2008 dhe sezonin pasues ishte golashënuesi më i mirë i ligës duke shënuar 18 gola.

Ai ishte gjithashtu golashënuesi më i mirë në kampionatin kroat – në sezonin 2011/2012, ku shënoi 15 gola. Ai fitoi titullin në Kroaci tre herë (2011, 2012 dhe 2013), dy herë Kupën (2011 dhe 2012) dhe një herë Superkupën e Kroacisë në vitin 2013.

Në vitin 2017 fitoi vendin e parë në Ligën e Dytë Ruse me Dinamon e Moskës dhe fitoi rikthimin në elitë. Për perfaqësuesn e Malit të Zi ka luajtur 85 ndeshje duke shënuar 16 gola.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!