Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj njoftoi se edhe këtë vit Komuna do të ndajë bursat për studentët më të mirë.
Për ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit është rritur shuma e të hollave dhe numri i studentëve përfitues.
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Tuzit edhe këtë vit do të bëjë ndarjen e bursave në nivel vjetor për studentët më të mirë të përzgjedhur nga komisioni për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021/2022.
Për ndryshim nga viti i kaluar, këtë vit kemi vendosur që të rrisim shumën e të hollave nga 50€ në 100€ në muaj.
Gjithashtu numri i studentëve të cilët do jenë përfitues të bursës për këtë vit është rritur në 30 student, për dallim nga viti i kaluar, ku përfitues të kësaj burse ishin vetëm 11 studentë.
Komuna e Tuzit do të jetë përherë përkrah studentëve të dalluar duke i mbështetur në forma të ndryshme ata të cilët janë pa dyshim aseti më i çmuar i vendit tonë.Në ditët në vijim do të bëhet edhe nënshkrimi i kontratave me studentët.
Malësia po ndryshon!
NGJ