Kryeministri i Malit të Zi dhe lider i PDS, Millo Gjukanoviq deklaroi se beson se kjo parti, edhe krahas arrestimit të disa funksionarëve partiak, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe njëherë do të vërtetojë bindshëm statusin politik të partisë me besimin më të lartë të qytetarëve.
Duke theksuar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PDS do të marrë pjesë vetëm, Gjukanoviq thekson se pavarësisht nga rezultatet përsëri do tu ofrojë dorën e bashkëpunimit partive të popujve pakicë.
“Natyrisht mbet në fuqi edhe oferta jonë e përhershme që përmes partneritetit me partitë nga blloku tjetër politik, të shpejtësojmë procesin e harmonizimin të shoqërisë”, ka theksuar kryeministri Millo Gjukanoviq.