Prej nesër me datë 1 prill fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë, kanë njoftuar nga Ministria e arsimit, e cila me këtë rast ka botuar edhe udhëzues për procedurën e regjistrimit.
Të drejtë regjistrimi kanë fëmijët e lindur në vitin 2010, të cilët mbushin 6 vjet gjatë këtij viti kalendarik. Regjistrimi do të zgjasë deri me datën 30 prill.