Edi Rama të hënën në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të hënën me 3 prill 2017 do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të pritet nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Në delegacion shqiptarë do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Paulin Sterkaj.

Kryeministrat Markoviq dhe Rama do të kenë takim kokë më kokë, në të njëjtën kohë do të zhvilohet takimi mes ministrave të Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq dhe Dimir Bushati.

Pas takimeve bilaterale, do të mbahet takimi plenar mes dy delegacioneve, dhe pas tij ministrat Darmanoviq dhe Bushati do të nënshkruajnë marrëveshjen midis Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

Menjëherë pas kësaj, kryeministrat Markoviq dhe Rama do të mbajnë një konferencë për media./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!