Kundër taksës në Rrugën e Kombit, shkatërrohen kabinat e pagesës (Video)

Qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash dhe kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke e goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Ata u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë.

Qeveria e Shqipërisë ditë më parë mori vendim për vendosjen e taksës prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit.

Kjo taksë u kundërshtua nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Rezultat slika za shkatërrohen sportelet e pagesës

Bllokohet Rruga e Kombit, kolona e automjeteve mbi 10 km

Bllokohet Rruga e Kombit, kolona e automjeteve nga pikëkalimi i Morinës deri në Kalimashit

Protesta që derivoi në përleshje me Policin, mbi aplikimin e taksës prej 5 eurosh për kalim në Rrugën e Kombit, ka shkaktuar edhe radhë të gjata në këtë aks.

Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.

Kolona automjetesh në Rrugën e Kombit, afër tunelit të Kalimashit, 31 mars 2018

Shperndaje