Ministri Zenka uron Pashkët: Festa të kalojë në paqen shpirtërore

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Mehmed Zenka, në emër të resorit të vet dhe në emrin e tij personal, dërgoi urimet për festën e Pashkëve Kryepeshkopit të Tivarit, monsinjor Rrok Gjonleshaj, peshkpit të Kotorrit, monsinjor Ilija Janjiq, besimtarëve katolik, kishave protestante, si dhe të gjithë atyre që e festojnë këtë festë të krishterë sipas kalendarit gregorian.

“Me rastin e Pashkëve, dëshiroj sinqerisht që të gjithë që i festojnë të rikujtojnë vlerat themelore dhe të veprojnë në pajtim me ato. Le të kalojë kjo festë e madhe krishtere në paqen shpirtërore, mirëkuptim dhe tolerancë dhe le të forcojë dhe theksoi vlerat e përhershme njerëzore në Mal të Zi”, tha Zenka.

Shperndaje