Gjeloshaj i shkruan Akademisë malazeze

Në dijeni që Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU) sonte ka mbledhjen e kryesisë, depueteti Nik Gjeloshaj u ka shkruar atyre një leter të hapur.

Gjeloshaj në letër, thekson se ekipi i autorëve të Fjalorit ka fyer shqiptarët në Mal të Zi dhe të gjithë shqiptarët tjerë që jetojnë në mjediset e tyre autoktone si dhe ata të tjerë në mbarë botë.

E keni shum të lehtë për të mbyllur këtë kapitull, në qoftë se keni qënë të sinqertë në deklaratën e lëshuar nga ekipi i autorëve, të cilët me fjalorin diplomatik e kanë prënuar gabimin dhe kanë njoftuar për më shumë ndjeshmëri në të ardhmën, keni një punë të lehtë,nëse është gabim, tërheqni Fjalorin dhe korigjoni gabimin.Nëse nuk është gabim por qëllim për të na fyer, së shpejti do e marrin vesh, nëse nuk tërheqni ‘fjalorin’ ‘,ka thënë Gjeloshaj në letër duke shtuar:

”Sigurisht, në këtë rastë do të keni përgjigjen tonë, në mënyrë demokratike, kulturore dhe të civilizuar, si i ka hije popullit më të vjetër në këtë rajon”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!