Kryeprokurori special i Malit të Zi Milivoje Kantiq, ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi kërkesën për aprovim që kundër deputetit Nebojsha Medojeviq, mund të ngre procedurë penale dhe të caktojë masën e paraburgimit.
Kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq ka dërguar kërkesën të këshilli Administrativ për veprim të mëtejshem, njofton zyra e Kryetarit të Kuvendit.
Katniq kërkon heqjen e imuniteti të deputetit Medojeviq, për dyshimin se ai, së bashku me katër persona të tjerë, ka marë pjesë në pastrimin e parave. Procedura kërkon që këshilli Administrativ të shqyrtoi propozimin e Prokuroris, kurse vendimin përfundimtar e sjellë Kuvendi në seancë plenare.
Nebojsha Medojeviq, kryetar i Lëvizjes për Ndryshim (PZP), i cili është njëri nga përbërësit e Frontit Demokratik, në konferencën e sotme për media tha se “FD është subjekt i persekutimit politik të Millo Gjukanoviq”./Malësia.ME/