Plavë: Hapet qenda e përbashkët për bashkëpunim policor mes MZ, Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrat e Brendshëm të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Mevludin Nuhoxhiq dhe Dritan Demiraj, si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha kanë nënshkruar në Plavë protokollin për themelimin e Qendrës së përbashkët për bashkëpunimin policor.

Themelimi i kësaj qendre do të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe luftimin e krimit, përmes shkëmbimit më intensiv të informacioneve operative dhe koordinimit më efikas të aktiviteteve të përbashkëta përgjatë kufirit.

Ministri Nuhoxhiq ka thënë se qendra trepalëshe simbolizon angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe është kontribut i përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon.

reklamo

Valdet Hoxha ka thënë se nënshkrimi i Protokollit trepalësh tregon një angazhim të tri vendeve për bashkëpunim të ndërsjellë dhe për forcimin e mekanizmave ndërqeveritarë në kontekstin rajonal të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkufitar, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit.

Ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Hans Ginter Matern, në emër të Qeverisë së Gjermanisë, i ka përgëzuar qeveritë e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës për rezultatet e arritura dhe premtuese në drejtim të bashkëpunimit rajonal. Ai ka theksuar Qeveria Federale e Gjermanisë do të mbështesë bashkëpunimin trepalësh të policisë kufitare edhe në të ardhmen.

Ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Margaret Uehara, në emër të SHBA-ve i ka falënderuar palët për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin në objektivat e përbashkëta, për realizimin e sistemeve të sigurta dhe efektive të kontrollit të kufirit, si dhe inkurajimit për shkëmbimin ndërkufitar të informacionit./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

.

.

Njemačka će podržvati saradnju graničnih policija tri zemlje

Shperndaje