Markoviq: Jemi të gatshëm për dialog me opozitën, edhe për ligjin zgjedhor

Kthimi i një pjese të opozitës në parlament është lajm i mirë, vlersoi kryeministri Dushko Markoviq dhe tha se qeveria është e gatshme të diskutojë me partitë opozitare,  pavarësisht nga forca e tyre, për të gjitha çështjet e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin.

Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë situatë dhe, si qeveri, të marrim pjesë në këtë dialog dhe të hapim hapësirë për të. Mendoj se ka shumë çështje për të cilat mund të punojmë së bashku deri në zgjedhjet e ardhshme, “tha Markoviq.

Ai si shembull e përmendi çështjen për reformën e ligjit zgjedhor, sepse, siç tha ai, në praktikë tregoi se nuk është përfunduar dhe konceptuar mirë./Malësia.ME/

Shperndaje