SDP dhe Demos paralajmërojnë kthimin në Parlament

Udhëheqësi i Aleancës Qytetare për Ndryshim në Zgjedhjet e Podgoricës, Ivan Vujoviq, tha se bojkoti i parlamentit është i pakuptimtë dhe pret që Partia Social Demokratike (SDP) të kthehet në parlament.

Ai tha se rezultati i koalicionit SDP dhe Demos në zgjedhjet e Podgoricës nuk ishte i kënaqshëm. Më e rëndësishme se bojkoti apo ndërprerja e tij është që në një farë mënyre të krijohet dialogu, tha Vujoviq.

Edhe kryetari i Partisë Social Demokratike (SDP) Ranko Krivokapiq dhe i Demos Miodrag Lekiq paralajmëruan kthimin në parlament, duke i bërë thirrje opozitës që paraprakisht të deklarohën rreth kësaj.

Sekretari i gjeneral i Demokratëve Boris Bogdanoviq, tha se deputetët e kësaj partie nuk do të kthehen në parlament. Për demokratët, fjala e dhënë është e barabartë me ligjin. Ne kemi theksuar disa herë se nuk ka kthim në parlament deri në përmbushjen e kërkesave të opozitës lidhur me krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme, tha Bogdanoviq për agjencinë Mina.

Udhëheqësi i SNP Vladimir Jokoviq tha se ëdhtë e qartë se bojkoti i parlamentit nuk dha fryt, por që ata nuk mendojnë të kthehen në Parlament./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!