Gjatë korrikut në Mal të Zi ka pasur 1.300 zjarre

Sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit gjatë zjarreve në korrik ka reaguar mirë dhe me kohë , ka theksuar në programin e mëngjesit të TVMZ ,drejtori i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme Mirsad Muliq.

Të gjitha subjektet në sistem i kanë kryer punët e veta në pajtim me kompetencat. Gjithsesi barrën më të madhe e kanë bartë zjarrfikësit dhe shpëtuesit të cilët drejtpërdrejt kanë shuar zjarret, ka theksuar ai, shkrun rtcg.

Muliq, ka theksuar se Mali i Zi më herët nuk ishte në gjendje të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve, sepse rregullat janë të tilla. Derisa të mos shterrën të gjitha resurset vendose nuk mund të kërkohet ndihma ndërkombëtare, ka theksuar Muliq. Ai ka shtuar se gjatë 30 ditëve të ardhshme do të dihet saktësisht edhe dëmi material nga zjarret duke përkujtuar se gjatë korrikut në Mal të Zi ka pasur 1 mijë e 300 zjarre.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!