Penc mbërrin në Evropë me një mesazh për aleatët – ”Jemi me ju”

Nënpresidenti amerikan Mike Pence mbërriti dje në Talin, ku do të takohet me Presidentët e tri vendeve baltike: Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Kjo është ndalesa e parë e turneut të tij katër-ditore në Evropë gjatë së cilës do të vizitojë edhe Malin e Zi.

Nënpresidenti amerikan mbrëm pas takimit me kryeministrin e Estonisë u tha gazetarëve se në Evropë u dërgua nga Presidenti Donald Tramp “, me një mesazh shumë të thjeshtë”.

Mesazhi ynë për vendet balltike, mesazhi im gjatë vizitës në Gjeorgji dhe Mal të Zi, për aleatët tanë këtu në Evropën Lindore ,do të jetë i njëjtë – Ne jemi me ju “, ka thënë Pence.

Më 2 gusht, nënpresidenti amerikan, Pence, do të marrë pjesë në një takim të liderëve të Kartës së Adriatikut që do të mbahet në Mal të Zi.

Pjesë e këti samiti po ashtu do të jenë liderët nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

Pence do të nënvizojë përkushtimin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën e një qeverisje të mirë, reformave politike dhe sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë dhe tolerancës fetare.në këtë rajon./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!