Subjektet shqiptare ti bashkangjitën Alternativës Shqiptare

Kristjan DUKAJ, politolog

Banorët e Malësisë, janë në pritje të jetësimit të ligjit të miratuar në Parlamentin e Malit të Zi, para një viti, me të cilin është paraparë që Tuzi, të fitojë statusin e komunës së plotë, nga 1 shtatori i këtij viti.

Pritjet e banorëve janë të mëdha pasi kërkesa e tillë është e kamotshme, që nga jetësimi i sistemit shumpartiak ( vitet e 90’ të shekullit të kaluar) dhe në vazhdimësi deri me miratimin e ligjit në fjalë, vitin e kaluar. Mjafton një gjurmim në mediat e kohës dhe të njihemi me angazhimet e pareshtura, shkrime dhe diskutime të shumta drejtë avancimit të kësaj çështje por, njëkohsishtë, edhe me rezervat e shprehura nga subjekte dhe përfaqësues politik ndaj jetësimit të kësaj nevoje jetike për banorët e Malësisë.

Mirëpo, sot për fat të mirë, jemi afër realizimit të statusit të komunës së plotë të bindur se ska ndonjë arsye të mos respektohet ligji i miratuar në pushtetin më të lartë ligjëdhënës dhe, më në fund, banorët në trevën e Malësisë, të gëzojnë këtë të drejtë elementare në vetëqeverisje të plotë lokale. Andaj, në vend që protagonsitët politikë të merren me atë se kush është më pak meritor ose më shumë, do të ishte e domosdoshme të ulen bashkërisht dhe të hartojnë ndonjë strategji të përbashkët ( më në fund) me qëllim të ndërtimit të një perspektive për të rinjtë në këto hapësira dhe për të gjithë banorët. Madje edhe ata që, jo kaherë, ishin skeptikë dhe të rezervuar ndaj mundësisë për realizimin e statusit të komunës, do të ishte normale t’i bashkëngjiten subjektit ( Alternativës Shqiptare) që u angazhua parezervë dhe në mënyrë transparente në këtë projekt, që bashkërisht të veprohet në jetësimin e një vetëqeverisje të mirëfilltë lokale në të mirë të të gjithë banorëve të Malësisë.

Aq më parë, pasi në zgjedhjet e radhës për pushtetin vendor, duhet vendosur themelet e një funksionimi të duhur të vetëqeverisjes së plotë pasi edhe pritjet e qytetarëve janë të mëdha në plotësimin e nevojave të përditshme të tyre. Kjo, kërkon angazhim serioz dhe përkushtim maksimal në veprimtarinë politike për një perspektivë sa më të ndritur, me kuadro të përgatitur dhe, kurrësesi, përmes rivaliteteve dhe inateve politike, të njohura në këto hapësira.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!