Vukoviq kryebashkiaku i ri i Podgoricës

Ivan Vukoviq është kryebashkiak i ri i Podgoricës, pasi që e ka fituar shumicën e duhur në Kuvendin e kryeqytetit. Vukoviq këtë funksion e ka marr nga Sllavolub Stjepoviq . Në votim , i cili ishte i fshehtë nuk kanë marr pjesë këshilltarët e Demokratëve dhe të URA-s.

Vukoviq, për të cilin kanë votuar 35 këshilltarë të parlamentit të kryeqytetit ,ka theksuar se do të bëjë ç është e mundur që ta arsyetojë besimin e qytetarëve të Podgoricës. Falënderoj bashkëqytetarët të cilët me 27 maj e kanë përkrahur listën tonë. “Falënderojë administratën e deritashme të qytetit në krye me Sllavolub Stjepoviq.

Pas urbanizimit intensiv të Podgoricës ide tjetër udhëheqëse do të jetë evropejzimi, ka theksuar Vukoviq. Ai ka theksuar se nuk ka dilemë se Podgorica mund të jetë njëri ndër vendet më të bukura për të jetuar në rajon , por edhe më gjerë . Andaj , siç ka theksuar ,është i gatshëm që çdo gjë që e ka mësuar ta vendos në shërbim të kryeqytetit”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!