Sot filloi viti i ri shkollor

Në Mal të Zi sot ka filluar viti i ri shkollor, kështu në bankat shkollore do të ulen 113 mijë parashkollor, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Ata janë të shpërndarë në 21 kopshte, 163 shkolla fillore dhe 49 shkolla të mesme.

Viti i ri shkollor, siç është paraparë me kalendarin për vitin 2016 2017 përfundon me qershor të vitit të ardhshëm. Ministria e arsimit ka kumtuar se fillimi i vitit shkollor do të shtyhet në shtatë qendra arsimore për shkak të  punëve të cilat janë në fazën përfundimtare të programit të efikasitetit energjetik. Pra në shkollën fillore vjegosh në Cëtinë, gjimnazin Peter Petroviq Njegosh në Danillovgrad dhe në Shkollë Marko Radeviq në Podgoricë viti shkollor do të fillojë me 5 shtatorë.Po ashtu edhe në disa shkolla të tjera në Podgoricë dhe Ulqin viti i ri do të fillojë me një vonesë të paraparë.

Siç është kumtuar nga ministria shkollat të cilat do të vonojnë me fillimin e vitit shkollor do të sjellin planin e kompensimit të orëve të mësimit për periullen për të cilën nuk kanë punuar. Të përkujtojmë se pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor dhe përfundon me 22 Janar, derisa pushimi veror fillon me 14 Qershor dhe përfundon me 31 Gusht të vitit të ardhshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!