Shkurtohet mandati i Kuvendit të Tuzit

Sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të KU të Tuzit u bë shkurtimi i mandatit të Kuvendit aktual.

Për shkurtimin e mandatit votuan këshilltarët e PDS-së, UDSH-së, PB, ASH, IQ, ndërsa të përmbajtur ishin këshilltarët e Lidhjes Demokratike.

Pas shkurtimit të madatit si pas procedurës, Presidenti i shtetit duhet të shpalli zgjedjet më së largu deri në 60 ditë, që i bjen në fund të nëntorit. Datë ende nuk është caktuar, por me shumë gjasa do jetë 26 nëntor.

Me statutin e ri komunë në kuadër të kryeqytetit, parashihet që Kuvendi i ardhshë do të ketë 32 këshilltarë./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!