Beçiq: Komuna e Tuzit ka treguar pjekuri në krijimin e zhvillimit social dhe ekonomik

Kryetari i Kuvendit të  Malit të Zi ,Aleksa Beçiq me rastin e 1 shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit ka përgëzuar udhëheqjen komunale dhe banorët e kësaj komune , duke theksuar se kjo komunë më e re në Mal të Zi , me një trashëgimi të pasur multikulturore dhe multi- konfesionale , ka treguar pjekuri në procesin e sjelljes së vendimeve që kanë të bëjnë me hartimin e politikës së progresit social dhe ekonomik.

Edhe pse më e reja, komuna juaj ka treguar pjekuri në procesin e vendimmarrjes në lidhje me krijimin e politikës së përparimit social dhe ekonomik, theksoi Beçiq.

Në urimin dërguar kryetarit të Komunës Nikë Gjeloshaj dhe kryetarit të Kuvendit komunal Fadil Kajoshaj theksohet se Tuzi është mjedis në të cilin gjithmonë është vlerësuar diversiteti dhe ky fakt është konsideruar si kapital i rëndësishëm.

Ai është i bindur se vetëqeverisja vendore, duke shfrytëzuar potencialet e saj kulturore dhe turistike, do të ketë mundësinë të pasurojë ofertën e saj dhe të japë një paraqitje më të detajuar autentike të kësaj krahine.

Edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq ka dërguar telegram urimi me rastin e Ditës së Komunës së Tuzit. Ai ka theksuar se në bazë të strukturës shumë nacionale shumë fetare dhe në bazë të orientimit qytetarë, Komuna e Tuzit mund të shërbejë si shembull për të gjitha komunat tjera në Mal të Zi.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!