Camaj: Mavriq antare legjitime por votoi kundër qëndrmit të LDSH-së

Bafte Mavriq në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votoi në emër të Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe vota e saj ishte vendimtare për shpalljen e rezultatëve përfundimtare të zgjedhjeve parlmentare.

Dje në një konferencë për media në Tuz, Nikollë Camaj tha se Mavriq votoi kundër vendimit të LDSH-së dhe se qëndrimi i kësaj parti ishte që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mos të prënohën.

Camaj insiston se Mavriqen nuk e ka parë kurrë dhe se ajo ishte propozuar si përfaqësuese e kësaj liste në KSHZ-në me rekomandim të partnerit Isat Jakupi nga Ulqini.

Pasi që nuk arritën të ndikojnë në qëndrimin tonë, arritën me ndryshimin e antarit të komisionit, me përpjekjen e parë të pasukseshme me tentativën e falsifikimit të nënshkrimit, pastaj kërkesa për tërheqjen e zëvëndës antarit tonë fuqiplotë, kurse herën e dytë me sukses, duke thirrur antarin tjetër, që është e ligjshme, sepse zonja Mavriq është antare legjitime por nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të mëparshme të KSHZ-së, tha Camaj dhe shkruan Vijesti.

Në fillim të seancës së KSHZ-së Ahmet Aloshi (PD) siç pohon ai me kërkesë të Nikollë Camaj dorëzoi kërkesën për tërheqjen nga komisioni të antarit dhe zëvëndsit të antarit të LDSH-së Bafte Mavriq dhe Klement Camaj.Pastaj Nikollë Camaj erdhi personalishtë në seancë dhe pohoi se kërkesa për tërheqjen e antarëve të kësaj listë nuk është autentik dhe nuk e ka paraqitur, dhe përfaqësuesi i plotfuqishëm i tyre vazhdon të jetë Klement Camaj.

I pyetur nëse do ti drejtohet organëve kopetente për rastin e falsifikimit, Camaj tha se llogaritë që prokuroria do të merret me këtë çështje dhe ai patjetër do të dëshmoj.Unë shpresoj se shteti do të bëjë punën e vet, “tha ai në konferencën për media.

Nga ana tjetër Isat Jakupi për Vijesti ka delaruar se Bafte Mavriq në KSHZ-në ka votuar me direktivën e tij.E konsiderova si një aktë personal që të marrë përgjegjësinë dhe ti tërheqë vëmendjen antarit tonë në KSHZ Bafte Mavriq, që gjatë shpalljes së rezultateve me vendosmëri të jetë përkrah bllokut pro-malazez dhe jo si tani ish partneri im, Nikollë Camaj, i cili kishte interesat e tij personale, përkrah Frontit Demokratike, tha Jakupi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!