Bisedimet për formimin e qeverisë së re do të përfundojnë me sukses gjatë dy ditëve të ardhshme ka thënë kandidati i PDS për formimin qeverisë, Dushko Markoviq.
Mendoj se këtyre ditëve do të përfundojmë bisedimet politike dhe jemi në pritje të vendimit të presidentit të shtetit për formalizimin zyrtar të mandatorit të ri dhe pas kësaj pasojnë aktivitetet në drejtim të formimit të qeverisë së re dhe ofertës ndaj parlamentit, ka deklaruar Markoviq, shkruan rtcg.
Përndryshe me shpalljen zyrtare të rezultateve zgjedhore në Mal të Zi, ministrave nga radhët e opozitës në qeverinë e besimit zgjedhor, edhe zyrtarisht u ka skaduar mandati.
Kjo ishte e paraparë me ligjin i cili kishte mundësuar formimin qeverisë së besimit zgjedhor kurse vendimin për shkarkim e sjell qeveria brenda tetë ditësh duke filluar nga dita e skadimit të funksionit.