Prim.Dr.Gani Karamanaga: Propozime për shërbimin shëndetësor për shqiptarë

Prim.Dr.Gani Karamanaga

Shërbimi  shëndetësor ku shqiptartë përbejnë shumicën mundet dhe duhet me qenë në një nivel më të lartë.

Propozoji :

Stacioni shëndetësor në Ostros

Laboratoriumi biokimik  me analiza me spektrin më të zmadhuar, shëebimi ultrasonografisë një herë në javë.  Organizimi i disa shërbimeve specialistike :internisti një herë në javë, gjinekologu ( më mirë gjinekologe femër prej Ulqinit shqiptare) një herë në javë.

Stacioni shëndetësor në Katërkollë

Organizimi i ultrasonografisë një herë në javë, gjinekologu një herë në javë, lasboratoriumi biokimik me analiza më të shumta. Gadishmëria e mjekëve në ortë e natës dhe të dielen dhe  ditëve të festimeve. Organizimi  i punkëve shëndetësor në Sukubin dhe Krythë.

Stacioni shëndetësor në Tuz dhe  Guci

Propozim që këto  stacione  të shëndrrohet në  SHTËPINË E SHËNDETIT i cili ka me qenë  organizatë shëndetësore e veçant sië janë ato në qytete tjerë ( Ulqin, Tivar, Berane etj).

 

Shtëpia e shëndetit  Ulqin

Të organizohet shërbimi shëndetësor specialistik. Internisti dy herë në javë, urologu, okulisti-oftalmologu, kirurgu, ortopedi ka një herë në javë. Spitali i Tivarit sipas ligjit për shëndetësi është i obliguar për këtë shërbim  për arsye se edhe merr mjete financiare.

Përmirësim i shërbimit të ëmërgjencës si edhe laboratorimit biokimik dhe mikrobilogjik.

Materniteti në Ulqin

Të obligohet menanxhmenti që të organizojnë menjëherë hapjen  e stacionit për transfuzion për çka e ka dhënë pëlqimin publik Ministri i shëndetësisë të MZ Dr. Budimir Shegrt.

Të inicohet plotësimi i ligjit për shëndetësi lidhur me lejimin e sallës për operacioon me shërbimin intenziv.

Spitali rajonal i Tivarit

Është i formuar për të dy komunat ( Tivari dhe Ulqini ). Për këtë arsye duhet të obligohet për punsimin e kuadrave  shqiptarë nga Ulqini ( mjekët, infermertë etj). Gjithashtu edhe trajtimi i pacientëve duhet me qenë i barabartë. Është  obligimi i menaxhmentit të Shtëpisë shëndetit të Ulqinit për mardhënie korekte dhe  përmirësimin e angazhimit    spitalit të sa i takon shtëpisë shëndetit të Ulqinit.

Në fund :

Jam i mendimit se këto propozime munden   ti ndihmoji edhe grupit negociues për platformën e bisedave  në forminn e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!