Marrëveshja e partive shqiptare: Në ”betejë” ndarë, në ”luftë” bashkë

Subjektet politike shqiptare që veprojnë në Mëlësi kanë arritur marrëveshjen dhe nënshkruar platformen e përbashkët për bashkpunim pas zgjedhjeve lokale në Tuz.

-Pas zgjedhjeve dhe në bazë të rezultatit, formacionet, listat dhe subjektet zgjedhore nuk do të mund të angazhohen në asnjë mënyrë veçmas por vetëm së bashku për formimin e shumicës në këshillin komunal të komunës së Tuzit”, thuhet në dokumentin e nënshkruarë nga Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Forumi Demokratik për Inegrim.

-Jemi dakord që të ftojmë publikisht tani dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë, OJQ-të, intelektualë etj, që të dalim kudo me një zë të përbashkët në mbështetje të kandidaturave shqiptare, thuhet në pikën dy të marrëveshjes.

Burime për Top Channel thonë se Tirana zyrtare ka luajtur një rol vendimtar që ata të bëhen bashkë. Mësohet se janë kontaktuar dhe janë bërë takime të herëpashershme dhe është punuar shumë që të arrihet kjo marrëveshje./Malesia.ME/

Fotografia e Luca Juncaj

Fotografia e Luca Juncaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!