Kuvendi i Ulqinit, miratoi vendimin për vendsjen e bustit të Skenderbut

Pas një pune maratone dy ditëshe ku para këshilltarëve janë gjetur 19 pika të rendit të ditës, dje në orët e pasditës përfundoi Mbledhja e parë të séances së dytë të rregullt të Kuvendit të Ulqinit. Prej 19 pikave që ishin në rend të dites, 6 pika  janë tërhequr sepse kanë pasur mangësi teknike dhe nuk kanë qenë të kompletuara, por  do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme. Nga rendi i ditës së mbledhjes së parlamentit lokal u tërhoq edhe Vendimi për pajtimin komunal të tokës ndërtimore për objektet e ndërtuara ilegalisht në territorin e Komunës së Ulqinit. Në partitë ne pushtet nuk u arrit konsenzusi për çmimin e legalizimit, e kundër propozimit ishte  edhe opozita. Poashtu u tërhoq edhe propozim vendimi për emërimin e Komisionit zgjedhor me mungesë të dokumentacionit, si dhe propozim vendimi për dhënjen e pëlqimit në vendimin e këshillit drejtues për zgjedhjen e drejtorit në Ndërmarjen Publkie Ujësjellës dhe kanalizime.

Kryetari I Kuvendit Komunal dr Ilir Çapuni e vlerësoi pozitivisht punën e Kuvendit duke cekur se shumë lëndë të cilat I ka mbuluar pluhuri janë nxjerrur nga sitarët dhe sot janë votuar në Kuvend.

Një pike që zgjoi një interesim të veçantë në Kuvend ishte Propozimi për vendosjen e bustit të Gjegj Kastriotit Skenderbeut tek rrethrrotullimi, si dhe propozim vendimi për caktimin e kompenzimit për punën e këshilltarëve dhe personave të tjerë të cilët I emëron Kuvendi I Komunës.

/TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!