Nga e hëna zbuten masat në Ulqin

Në pajtim me shkallën momentale të incidencës dhe pas dy javësh nga fillimi i zbatimit të masave në Ulqin do të zbuten masat, njoftuan të shtunën nga Instituti për Shëndetin Publik.

Siç theksohet, komuna e Ulqinit do të kalojë në grupin 2, i cili nënkupton kufizimin e punës së lokaleve deri në ora 22.

Në përputhje me masat e vlefshme epidemiologjike lejohet që në një tavolinë, brenda dhe jashtë objektit, të rrinë jo më shumë se dy persona, si dhe është e obligueshme distanca prej të paktën një metër në mes karrigesh të personave në tavolina të ndryshme dhe të sjellë me shpinë nga njëri tjetri./Ul-Info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!