Mbi 100 mijë shqiptarë të regjistruar deri tani në Serbi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se në Preshevë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë me 58 mijë e 845 banorë.

Ndërkohë në Bujanoc, sipas tij, deri tani janë regjistruar mbi 54 mijë qytetarë dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen, e në Medvegjë janë regjistruar tetëmijë.

Ai tha se deri tani i bie që rreth 100 mijë shqiptarë kanë deklaruar kombësinë në Serbi.

“Mbi 54 mijë qytetarë janë regjistruar në Bujanoc dhe mbeten edhe diku rreth 90 shtëpi të regjistrohen. Derisa në Medvegjë rreth tetëmijë janë regjistruar. Shpresojmë të jenë mbi 15% shqiptarë. Ende nuk është përmbyllur procesi në Medvegjë dhe Bujanoc. Shqiptarë janë afër 100 mijë, por ende nuk i kemi të dhënat e përpunuara”, ka thënë Mustafi, shkruan Klan Kosova.

Mustafi ka thënë se në vitin 2011 e kanë bojkotuar procesin e regjistrimit, ku janë regjistruar vetëm 400 shqiptarë, ndërkaq në vitin 2002 nuk është lejuar regjistrimi i diasporës shqiptare.

Ai tha se rreth 100 mijë shqiptarë “është dëshmia më e mirë kundër diskriminimit e pasivizimit të adresave”.

Shperndaje