Formohet pushteti i ri në Guci

Në seancën e Kuvendit të Komunës së Gucisë e cila u mbajtë mbrëm u formuan pushteti i ri lokal që do të përbëhet nga Partia Demokratke e Socialistëve, Social Demokratët, Partia për Guci, Partia Boshnjake, Unioni Demokratik i Shqiptarve dhe Aleanca Shqiptare.

Kryetar i Kuvendit Komunal të Gucisë u zgjodh Xhenadin Radonçiq nga Social Demokratët.

Nga 27 këshilltarët e pranishëm për Radonçiq votuan 23 këshilltarë, katër këshilltarët e Listës së Lidhjes Demokratike Shqiptare votuan kundër, ndërsa këshilltari i SNP lëshoi sencën.

Seanca ka vazhduar sot të shtunën në ora 10 dhe Anela Çekiq nga PDS është zgjedhur për kryetare të Komunës së Gucisë.

Në zgjedhjet lokale në Guci që u mbajtën me 16 tetor PDS ka fituar 9 mandate,Partia për Guci 6 mandate, Lista e Lidhjes Demokratike Shqiptare 4 mandate, UDSH-ASH 3 mandate, SD 4, SDP 2, SNP 1 dhe Partia Boshnjake 1 mandat./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!