Fitorja e Forumit Shqiptar në Tuz, një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëshqiptare për vitin 2019

Web faqja e njohur shqiptare www.dosja.al, në një artikull të veçantë, ka renditur si një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëshqiptare për vitin 2019, fitorën e Forumit Shqiptar dhe emërimin e z.Nik Gjeloshaj në krye të komunës së Tuzit.

Komuna e Tuzit, me një status të pavarur nga Podgorica po drejtohet për herë të parë nga subjektet shqiptare.

Nik Gjeloshaj, kryetar bashkie ne Tuz

Në zgjedhjet e mbajtura pranverën e këtij viti, koalicioni i shqiptarëve “Malësia na Bashkon”, arriti të shpallet fituese, duke marrë 16 vende në këshill nga 32 që ka Komuna e Tuzit, ndërsa kryetari i kësaj Komune për herë të parë u zgjodh një shqiptar, Nik Gjeloshaj.

Foto ilustruese

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nikë Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon” duke ia arritur qëllimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!