Thaçi: E ftoj Ramën të caktojë datën për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

“Ne jemi vëllëzër, kemi një komb dhe dy shtete”

“Kosova qysh sot është e gatshme të marrë vendim për heqjen e kufirit dhe doganës dhe cdo barriere me Shqipërinë – ajo do të ishte mrekulli sikur viti 2020 fillon me heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipëri për çka e ftoj Edi Ramën të marrë këtë vendim”, tha presidenti Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit.

Ai ftoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ta caktojë ditën dhe datën për heqjen e çdo barriere, pa pritur opinionet e vendeve tjera. “Unë jam gati sepse ne nuk mund të presim teket e Serbisë për iniciative rajonale, kur e dimë që dicka e tille nuk do te duartrokitet ne vendet qe nuk e duan te ardhmen e perbashket te dy shteteve, apo te kercenimet boshe qe vijne nga BE-ja”, u shpreh ai.

Ai shtoi se vlerëson guximin qytetar, politik dhe atdhetar të kreut të Qeverisë shqiptare, Edi Rama, u shpreh se nuk ka nevojë për asnjë barrierë mes kombit.“Unë e ftoj Ramën të caktojë ditën dhe datën për heqjen e cdo barriere me Kosovë dhe Shqipërisë pa pritur opinion e askujt sepse ne jemi shtet të pavarura. Serbia s’ka çka përzihet e as nuk do të lëmë të përgjigjet.”, deklaroi Thaçi. Ai shtoi se jemi vëllëzer, kemi një komb dhe dy shtete. Andaj tha se mund të marrim vendime si shtete të pavarur.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!