Urimet për Vitin e Ri 2021

Qytetarë të nderuar të Komunës së Tuzit,

Po e mbyllim këtë vit, me ndoshta sfidën më të madhe që Komuna jonë ka kaluar viteve të fundit, që është përballimi me pandeminë Covid-19, e sidomos me fazën e karantinës. Në prag të ndërrimit të viteve, Komuna e Tuzit Ju uron një vit shumë më të mirë se sa ky që po lemë pas, edhe pse duhet të ndihemi krenarë që falë bashkëpunimit dhe solidaritetit të popullit tonë, si në vend ashtu edhe në diasporë kemi pasur një vit mjaft të suksesshëm.
Qëllimi ynë i përbashkët mbetet qytetari dhe krijimi i kushteve më të mira për jetesë, për çka Komuna e Tuzit do të vazhdojë të punojë fuqishëm.
Andaj edhe një herë,
Gëzuar Vitin e Ri, le të jetë ky një vit i arritjeve të mëdha për të gjithë ne.

Komuna e Tuzit!

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi reagon ndaj provokimeve të  Kishës serbe – PLAVA E GUCIA SOT

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi,

Ju uron të gjithë shqiptarëve kudo ndodhën, në veçanti atyre në Malin e Zi dhe diasporë gëzuar Vitin e Ri 2021.Më dëshirën që viti i ri të jetë një vit i kthimit në normalitet të plotë, pas një viti plot pasiguri, vuajtje dhe trishtim si shkak i pandemisë Covid-19. Me dëshirë e shpresë që viti i ri 2021 do të jetë një vit i mbarë dhe i sukseshëm për të gjithë. Ju urojmë shëndet, begati dhe prosperitet në familjet tuaja.

Gëzuar 2021!

Imazhi mund të përmbajë: Genci Nimanbegu, duke qëndruar

Gëzuar Viti i Ri 2021

Nga një vit si 2020, të cilit vlerësimet do ti bëjnë shumë dhe çdollojit, por së paku mund ti themi si viti i çuditëshëm për mbar botën, ne me shpresa po e presim Vitin e Ri 2021. Viti 2021 do të jetë vazhdimsi dhe një hallkë në jetat tona të thjeshta dhe modeste e vazhdimsisë familjare, personale dhe shoqërore.

Prandaj, ta ngremi nga një dolli për 2021, ta presim me shpresë dhe guxim se sfidat do ti ketë më të vogla se në ketë vit që kaloi. Le të jetë vazhdimsi e punës tuaj për mirëqenie familjare dhe shoqërore, me nder dhe përkushtim për krijimin e familjes dhe shoqërisë e dijes, nderit dhe moralit.Që faqebardhë të themi që ia dim faleminderimin Zotit që na dha këtë mundësi që për të mirë e shfrytzuam dhe jetuam.Të jetoni të gëzuar, të shëndosht dhe në harmoni me të afërmit tuaj dhe të respektuar në shoqëri. Të nderuar dhe të dashur miq, Ju dëshiroj që Viti i Ri 2021 të jetë i mirë dhe i qetë me shumë suksese për Ju dhe familjet tuaja!

Ju ruajt Zoti.

Genci Nimanbegu

No photo description available.

Të nderuar miq,

Viti që po lëmë pas, ishtë vit i sfidave të mëdha për krejt njerëzimin. Ishte vit i shpresave, dhe i luftës për ato shpresa. E keqja që na kaploi, ishte edhe një sprovë për të gjith ne! Në Malësi, në rrethana të një izolimi total, deshmuam kujdesin për njëni tjetrin. Dhe besoj se ia dualëm. Vitit 2020, po ia lëmë tëra të këqiat, kurse të mirat po i kalojmë në vitin që vje, me shpresë që të jetë viti i shërimit të njerëzimit. Në çdo drejtim! Uroj që Viti i Ri, të jetë i mbarë; që qyteza jonë, komuna jonë, Malësia jonë të ketë prosperitet, që viset shqiptare në Malin e Zi, nga Ulqini, Plava, Gucia e Rozhaja, të shohin ditë më të mira, që shqiptarët, në përgjithësi, të jenë sa më unikë, që njerëzimi të ketë paqë. E mbi të gjitha, meqenëse çdo gjë fillon nga familja, të kemi shëndetin dhe harmoninë në familjet tona! Në cilësinë e kryetarit të LDSH-së, uroj që subjekti ynë politik të vazhdojë të jetë strumbullar i bashkimit ndërshqiptarë, që të promovojë unitetin e jo njëmendësinë, që gjithnjë t’i japë shije kombëtare çdo aktiviteti dhe pozite që mbulon. Anëtarë, simpatizantë, dashamirë të LDSH-së, e të kombit

, Gëzuar Vitin e Ri 2021!

N.Camaj, kryetar

No photo description available.

Gëzuar Vitin e Ri 2021!

Shëndet,suksese dhe gjitha të mirat nga Alternativa Shqiptare!

Të dashur motra dhe vellezër,

Të nderuar bashkëkombas,

Po lëmë pas një vit të pazakontë, duke përjetuar ditë me hidhërime, pengesa, ndalesa dhe sfida, por që patëm besimin, forcën dhe kurajon për të mbrojtur jetët tona dhe për të vazhduar përpara. Një vit, i cili na ndryshoi rrënjësisht mënyrën e të jetuarit, një vit ku jeta e humbi ritmin e saj të zakonshëm.

Vlen të përmendim edhe pse në kushte të vështira pandemie, bashkimi i subjekteve politike në “Listën Shqiptare” në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, arriti të fitojë një mandat deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, ku mëndësitë dhe pengesat ndaluan dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për më shumë.

Duke lënë pas hidhërimet, pasigurinë dhe zymtësinë e këtij viti, besimi dhe shpresa për ditë më të mira le të shërbejë që të bëhemi më të ndjeshëm dhe më të vemendshëm ndaj njëri-tjetrit, dhe duke lënë pas me 2020-të të gjitha ato gjëra që nuk ishin të mira e të shikojmë drejt një të ardhme më të mirë!

2020-ta na detyroi të gjithëve të çmojmë, çfarë është më e rëndësishme, çfarë është më domëthënëse – jeta! Të falenderojmë Krijuesin për shëndetin dhe për familjet tona! Andaj, në emër të Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, Ju urojmë që viti 2021 të jetë më i lehtë për të gjithë ju, një vit plot shëndet, mbarësi dhe me realizime!

Gëzuar!

Kryetar, Nazif Cung

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, mal, qiell, bar, jashtë dhe natyrë
  • Ngritja në Kategorinë Superiore
  • Themelimi i të gjitha ekipeve zinxhir të akademisë së futbollit
  • Ndertimin i prozhektorëve
  • Hartimi i projekt dokumentacionit per tribuna dhe tereneve ndihmëse
  • Kualifikimi ne gjysëmfinalen e kupes së Malit të zi
  • Vendi i dytë në tabelen e kualifikimit në gjysemsezone në Tekekom 1CFL ligen e Malit të Zi
    Këto ishin rezultatet e vitit 2020
    Urojmë që të vazhdojmë me këtë ecuri,
    Gezuar Viti 2021!!! KF Deçiqi


Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!