Të nderuar qytetarë të Malësisë,edhe kësaj herë jemi të detyruar të reagojmë, për hirë të vërtetës, e jo që ti kundërpërgjigjemi zotëriut mr. të UDSH-së. Bukur i ka cekur të ardhurat tona, siç duket i paska punët mirë në Agjencinë e llogaritarëve, se na i paskan llogaritë të ardhurat, jo më pak se për 10 vite. Sikur ta donte të vërtetën, krahas rrogave tona, është dashtë që ti paraqes edhe të ardhurat e tija, sepse as ai nuk është ndarë keq, por ne këtu nuk do të hyjmë se “kuleta” e tij është vetëm e tij.
Mund vetëm të cekim, se as ai nuk ka qenë pa të ardhura jo të pakta për 12 vite si këshilltar i partisë sonë, me votat tona, pastaj për 4 vite me radhë në krye të Bordit të Qendrës për kulturë të pakicave, me një rrogë të majme, plus benificione tjera, por edhe, falë UDSH, zotëriu ka qenë edhe “naçelnik” në Ministrinë e Bujqësisë, edhe kjo falë nesh, pra votave tona. Mbasi sigurisht paske harruar zotëri, kontributi jonë në UDSH është më i gjat se i gjithë angazhimi juaj në politikë deri me sot.Gjithashtu zotëria në fjalë me disa shokë që sot po imponohen, me vite nuk ishin aspak të angazhuar që UDSH të funksionojë, derisa ne “të përjashtuarit” punonim dhe e mbajtëm gjallë idenë e UDSH-së në Malësi, që edhe sot, “Unioni është i Joni”, e jo i juaji, sepse, ju ishit ai që kushtëzuat për vendin e punës anëtarësinë në partinë tonë, sa që kërcënuat edhe me dorëheqje.
Bilës, Ju patët dhënë edhe dorëheqje, “nëse nuk punësohem në Ministrinë e Bujqësisë, sepse kam diplomua”, dhe kështu gjithherë, kur vinte koha e posteve, ata ishin të parët që kërkonin të janë në krye të listave, si për poste ashtu edhe për rroga.
Ju zotëri Gjokaj kishit humbur rrugë, e jo ne, ne Ju u kthyem në rrugë të drejtë, derisa edhe dorëheqjen me shkrim që ja deshtët të ia dërëzoni kryetarit të atëhershëm të Partisë, ua hoqëm nga dora, pa e parë kryetari, Ju e dini mirë këtë. Por, nejse, kjo mund të shihet edhe sot, kur duhet të merren poste, votoni për, kurse kur nuk ka më poste, atëherë ose jeni të përmbajtur, ose nuk vini në seanca. Kjo është veprimtaria juaj e tërë, gjatë gjithë këtyre viteve, e kjo po dëshmohet edhe sot.
Ju zotëri Gjokaj duhet ta dini, se Forumi edhe sot i ka 16 këshilltarë, dhe të gjithë janë në rrugë të drejtë, kurse Ju diçka në kohë të fundit keni humbë “udhën në oborr”. 15 këshilltarët e Forumit janë unik, Ju jo. 15 janë për Malësinë, për zhvillim, për ndërtim, për prosperitet, ndërsa i 16-ti, JU zotëri Gjokaj ini kundër kësaj. A keni fituar ndonjë instruksion tjetër ndërkohë që tani, kur po ecet përpara, duhet “ndalur hovin Forumit”.
A u kanë këshilluar “mentorat” e ardhur në kohë të fundit në Parti, se kështu nuk duhet të lejojmë, sepse Malësia po ndryshon për të mirë, e atyre kjo nuk u konvenon. Ata duan kaos dhe përçarje, e Ju e keni marrë këtë detyrë. Besona neve që u kemi kthyer disa herë në rrugë të drejtë, “ardhacakët” në UDSH edhe Ju u bënë si ata, sepse “më kën rrin, ashtu bëhesh”, thotë një fjalë.
Sa për sinqeritetin tonë, Ju mos u brengosni, sepse të gjithë e dimë sinqeritetin e secilit në Malësi, Ju nuk ini i sinqertë, Ju ini krejt e kundërta e njeriut të sinqertë. Këtë e dëshmon edhe “sinqeritetin” tuaj me anëtarët e degës së UDSH-së, të cilët na thanë se kjo është “pjellë” ekskluzive e Juaja, pa asnjë konsultim me ta, vetëm me “ardhacakët”. Duhet të keni kujdes kur këshillohet me ata që kanë problem me “zuçin” se ka mundësi edhe të “plas zuçi” nga shpifjet dhe trillimet. Sa për sinqeritet dhe “pupla”, po e shohim, se Ju me “pupla të huaja” jetoni, se qartë shihet se nuk punoni as me kokë të vet, por me misionar të përçarjeve në Malësi, që duket se ju kanë marrë në “gryk” e tashti po i prini kësaj. Zotëri Gjokaj, Ju, këshilltari i 16-të,si “dele e zezë” e Forumit, ini ai i cili doni të përçani, me shpifje e trillime, sepse a pyetni ndonjë herë veten pse vetëm tash po veproni kështu, ku ishit tash një vit e gjysmë.
A thua postet janë shkak, se doni ti bëni drejtora të Institucioneve, sepse duket i keni premtuar se do të jetë drejtor, edhe pse me “zuç” jo të shëndoshë.Në fund, kërkojmë ndjesë qytetarëve të Malësisë për këto, por edhe një herë po e themi se ishim të detyruar, dhe po Ju premtojmë se nuk do të reagojmë më në të pavërtetat e zotëriut, “deles së zezë”.
Na u deshtë të reagojmë pasi doli me numra, sa për dijeni, e ju e dini mirë, por smira ju ka kaplua, e nuk doni ta dini, por këtë po e themi për të tjerët, numri NJË i listës suaj, për sa kohë ishte kryetarë i degës, nuk mori asnjë euro e që i takonte, por ato të gjitha për 10 vite ia la buxhetit të degës, me të cilat edhe gjatë kemi funksionua.E sa i takon për “dyshin” e listës së tij, ishte një nga themeluesit e UDSH, e besa edhe gjatë edhe financues, derisa zotëria Gjokaj, për UDSH asnjëherë asnjë cent nuk dha edhe kur ishim në krizë edhe krahas posteve dhe privilegjeve që kishte, kurse “dyshi dhe treshi” në atë kohë ishin të pa punë, e ai me punë dhe dy poste. Por, siç edhe kemi paralajmëruar, e kemi ditur se ky njeriu i “sinqertë” do ti qesë të gjitha të palarat, por të vetat, sepse, përsëri po e cekim, “barrja rrin e i zoti se lën” e ai ta kuptojë si të dojë.
31.12.2021.v.UNIONI I TUZIT