Komuna e Tuzi vitin 2023 e shpallë si Vitë të Xhubletës

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) siç jeni në dijeni në nëntor e mori nën mbrojtje xhubletën.
Kjo veshje, e vjetër 4 mijë vjet, dikur përdorej në jetën e përditshme, kurse sot është pjesë e aktiviteteve me karakter shoqëror, kulturor dhe etnologjik edhe në Malësi.

Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në këto treva, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë.
Si trev e cila ka bërë ruajtjen dhe kultivimin e kësaj veshje, jemi veçanarisht krenar që Xhubleta është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore si trashëgimi jomateriale.

Komuna e Tuzit duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ngjarje të madhe, vendos që vitin 2023 ta shpallë si Vitë të Xhubletës, ku lidhur me të do të zhvillohen evenimente, ngjarje dhe aktivitete të ndryshme gjatë vitit 2023.

Nik Gjeloshaj,
Kryetar i komunes se Tuzit

Shperndaje